Rajoni

KSHZ konfirmon listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pritet të konfirmojë këtë pasdite listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë. Shërbimi i shortit për renditjen e kandidatëve do të mbahet më së voni më 25 shtator.

Në total, në komisionet zgjedhore komunale janë dorëzuar 312 lista kandidatësh për kryetarë komunash dhe 575 lista për këshilltarë. Për kryetar të Bashkisë së Shkupit do të garojnë 18 kandidatë.

Fushata zgjedhore nis më 29 shtator, ndërsa raundi i parë i zgjedhjeve lokale është caktuar për më 19 tetor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button