Kosova
Ish-këshilltari i NATO-s: Lufta në Kosovë ishte kundër dhunuesve

Ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan, po vazhdon dëshminë e tij sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Duke folur për luftën në Kosovë, Duncan theksoi se kjo ishte shumë ndryshe nga konfliktet në Bosnje dhe Kroaci. Ai u shpreh se populli i Kosovës nuk po luftonte kundër njëri-tjetrit, por kundër atyre që i kishin dhunuar.
“Lufta [në Kosovë] nuk ishte si ajo e boshnjakëve dhe kroatëve, që luftonin ndërmjet njëri-tjetrit, por bëhej fjalë për një luftë ku populli luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar”, deklaroi Duncan.
Dëshmitari britanik pritet të vazhdojë dëshminë e tij edhe për dy ose tri ditë.



