Lajme

Kryemadhi sfidon SPAK-un: Nuk do të paraqitet në gjykatë, do përfaqësohet nga avokatët

Monika Kryemadhi ka reaguar pas njoftimit zyrtar të akuzës nga SPAK, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të paraqitet personalisht në gjykatë. Ish-kryetarja e LSI-së tha se do të përfaqësohet nga një ekip avokatësh, pasi është e angazhuar me projekte të saj personale.

“Avokati im është në një masë sigurie tjetër dhe jam e bindur se do kemi një ekip të mirë avokatësh. Kam marrë vesh se kur shkon çështja në gjykatë, mund edhe të mos paraqitem fare, shkojnë avokatët. Se kam projektet e mia”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo theksoi se gjyqi do të nisë dhe palët do të ballafaqohen me provat përkatëse, ndërsa ironizoi faktin se sipas saj, edhe artikuj nga portale janë përfshirë si prova nga Prokuroria.

“Le të nisë gjyqi. Provat që ka sjellë Prokuroria, provat që kemi ne dhe do ballafaqohen. Edhe portale janë marrë si provë”, shtoi Kryemadhi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button