Lajme

Kryebashkiakja Emiriana Sako ekspozon fëmijët në fushatë, në shkelje të ligjit dhe të drejtave të fëmijëve

Përdorimi i fëmijëve në fushatat zgjedhore përbën shkelje të hapur të ligjit dhe të drejtave të fëmijëve, por kjo duket se nuk e ka penguar kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Në një sërë postimesh të fundit në rrjetet sociale, Sako është shfaqur në takime elektorale të organizuara nga Partia Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka ndarë foto me fëmijë të pranishëm në aktivitete politike.

Fotot, të cilat janë publikuar në profilet e saj zyrtare, tregojnë prezencën e fëmijëve në mjedise që shërbejnë për propagandë elektorale, në kundërshtim me rekomandimet e institucioneve që mbrojnë të drejtat e të miturve. Kjo praktikë ka ngjallur reagime nga qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë ndërprerjen e menjëhershme të përfshirjes së fëmijëve në aktivitete politike.

Ligji shqiptar dhe konventat ndërkombëtare, ku Shqipëria është palë, ndalojnë qartë përdorimin e të miturve për qëllime propagandistike. Pavarësisht kësaj, rastet e përsëritura tregojnë mungesë të mekanizmave mbikëqyrës dhe tolerim institucional ndaj shkeljeve të tilla.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button