Kosova

KRU “Mitrovica” kryen 65 shkyçje për borxhe, paralajmëron vazhdimin e aksionit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka realizuar 65 shkyçje të konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara. Aksioni është ende në vijim dhe, sipas kompanisë, të gjithë borxhlinjtë janë njoftuar paraprakisht për obligimet e tyre.

“Nuk ka tolerancë për mospagesën – 65 shkyçje të realizuara dhe aksioni vazhdon!”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KRU “Mitrovica”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos e neglizhojnë faturën e ujit.

Kompania ka paralajmëruar se shkyçjet do të vazhdojnë për të gjithë ata që nuk përmbushin obligimet financiare ndaj ujësjellësit.

“Uji është përgjegjësi, jo vetëm shërbim! Ekipet tona janë çdo ditë në terren – për drejtësi dhe barazi ndaj çdo konsumatori. Mos prit paralajmërimin e fundit – paguaj sot!”, thuhet më tej në njoftim.

Aksioni është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të rritur disiplinën në pagesën e shërbimeve dhe për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button