Lajme
Kroacia bllokon speca nga Shqipëria për shkak të pesticideve të ndaluara

Autoritetet kroate kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme specash që kishin hyrë nga Shqipëria, pasi u gjetën me mbetje të pesticideve të ndaluara.
Në raportimet e para thuhet se specat përmbanin substanca si Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, kimikate të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
Ende nuk është bërë e ditur sasia e perimeve të bllokuara, ndërsa pritet që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri të japë një njoftim zyrtar për këtë rast.
Ky është një tjetër rast që ngre shqetësime mbi sigurinë ushqimore dhe kontrollin e produkteve bujqësore që eksportohen nga vendi.



