Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor

Lulzim Rafuna, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe i Bordit të Forumit Investiv të gjashtë Odave të Ballkanit Perëndimor, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit rajonal, Rafuna do të adresojë sfidat kryesore me të cilat përballet sektori privat në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të prezantojë propozime konkrete për përfshirjen më të fuqishme të biznesit në Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.
Oda Ekonomike e Kosovës njofton se pjesëmarrja e tij synon të rrisë rolin e bizneseve lokale në proceset zhvillimore dhe investuese që pritet të ndihmojnë ekonomitë e rajonit për t’u përballur me sfidat e tanishme.
Ky samit përbën një platformë të rëndësishme për koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në kuadër të politikave për zhvillim ekonomik dhe integrim.