Lajme
Kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri, paraqitet sërish në SPAK si person në hetim

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri, është paraqitur sot në SPAK, ku po merret në pyetje si person në hetim. Ndryshe nga herët e tjera, Myzyri po merret në hetim për shpërdorim detyre dhe favorizim të kompanive në tendera.
Përveç Myzyrit, në seancën e marrjes në pyetje është pranishëm edhe avokati i tij, Ermir Beta. Hetimet po vazhdojnë, dhe më shumë detaje pritet të dalin në ditët në vazhdim.