Kreu i AGK-së dënon aksionin e policisë shqiptare ndaj mediave

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, ka reaguar pas aksionit të policisë së Shqipërisë ndaj disa mediave në vend, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë ndaj lirisë së shtypit.
Përmes një postimi, Rexha ka shprehur solidaritet të plotë me kolegët e televizioneve dhe portaleve të prekura, duke theksuar se veprimet e tilla cenojnë të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.
“Solidaritet i plotë i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK me kolegët e Neës24, BalkanËeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare pas ndërprerjes së dhunshme të punës nga një aksion i Policisë Shqiptare. Kjo është një goditje e dënueshme ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së shqiptarëve në informim”, ka shkruar Rexha.
Ai ka bërë thirrje që autoritetet shqiptare të respektojnë standardet demokratike dhe të garantojnë mjedis të lirë e të sigurt për punën e gazetarëve.