
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjithsej 945 Qendra Votimi që do të jenë funksionale më 12 tetor 2025, në kuadër të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Sipas njoftimit zyrtar, janë shtuar qendra të reja votimi, bazuar në kërkesat e qytetarëve dhe analizat për shpërndarjen më efikase të votuesve, në mënyrë që të shmanget mbingarkesa në disa qendra ekzistuese.
Çdo votues mund të kontrollojë vendndodhjen e Qendrës së tij të Votimit përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org, si dhe të bëjë kërkesë për ndryshim të saj brenda komunës deri më 29 gusht 2025.
Ndryshimet në disa komuna:
Istog
Hapet një Qendër e re Votimi në:
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Bajram Curri”, rr. “UÇK, nr. 147” – do të shërbejë për një pjesë të votuesve të rinj dhe qytetarëve që më parë votonin në “Haxhi Zeka”.
Lipjan
Hapet një Qendër e re Votimi në:
Shkolla Fillore “Ismail Luma”, lagjja “Jeta e Re” – do të presë votues që më parë votonin në shkollën “Vëllazrit Dameneku” në fshatin Topliqan.
Pejë
Hapen katër Qendra të reja Votimi në:
Shkolla “Hil Mosi”, Jabllanicë e Vogël – për votues nga Jabllanicë e Madhe dhe e Vogël.
Universiteti “Haxhi Zeka”, qyteti i Pejës – për votues që më parë ishin në “Dardania”.
Shkolla e Mesme e Mjekësisë, qyteti i Pejës – për votues që më parë ishin në “Asdreni” dhe “Vaso Pashë Shkodrani”.
Shkolla “Rilindja”, fshati Lutogllavë – për banorët që më parë votonin në Trestenik dhe Zahaq.
Ferizaj
Mbyllet një Qendër Votimi:
Shkolla “Shaban Hashani” nuk do të përdoret për votim.
Votuesit e saj do të zhvendosen në:
Shkolla “Gjon Serreçi”, po në qytetin e Ferizajt.
KQZ thekson se këto ndryshime janë bërë për të garantuar një proces zgjedhor më të organizuar, të qasshëm dhe më të lehtë për qytetarët, duke përfshirë në mënyrë të veçantë edhe votuesit e rinj që për herë të parë do të ushtrojnë të drejtën e votës.