Kosova
Kryesore

KQZ merr vendime për decertifikimin dhe zëvendësimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendime të rëndësishme për decertifikimin e disa kandidatëve të certifikuar më herët dhe zëvendësimin e tyre me kandidatë të rinj për zgjedhjet lokale.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, gjatë mbledhjes së sotme janë marrë vendime të veçanta për partitë politike, si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje – decertifikim i 2 kandidatëve dhe certifikim i 3 kandidatëve të rinj;

Lidhja Demokratike e Kosovës – decertifikim i 2 kandidatëve dhe certifikim i 2 kandidatëve të rinj;

GUXO – decertifikim i 3 kandidatëve;

Alternativa – decertifikim i 2 kandidatëve;

Bashkimi Demokratik – decertifikim i 1 kandidati;

Kosovski Savez – decertifikim i 1 kandidati;

Koalicija VAKAT – decertifikim i 1 kandidati.

KQZ njoftoi se këto vendime synojnë të garantojnë rregullsinë dhe transparencën e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button