
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot një mbledhje me fillim nga ora 13:30, ku do të shqyrtohen një sërë pikash të rendit të ditës që lidhen kryesisht me organizimin e Zgjedhjeve Lokale 2025.
Në fokus të takimit do të jenë çështje të natyrës administrative dhe organizative, përfshirë:
Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Zveçan;
Kërkesën për rekrutimin e stafit shtesë për organizimin e zgjedhjeve;
Specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve;
Rekomandimin për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore për komunat Rahovec, Zubin Potok, Zveçan dhe Partesh.
Kjo mbledhje vjen në kuadër të përgatitjeve intensive për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor lokal të planifikuar për vitin 2025.