Kosova

KQZ mban sot mbledhje përgatitore për Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zhvillojë sot një mbledhje në ambientet e zyrave të saj, ku në fokus do të jenë përgatitjet për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 dhe funksionimi i brendshëm i institucionit.

Në rendin e ditës janë parashikuar disa çështje me rëndësi, përfshirë rekomandimin për krijimin e një komisioni të posaçëm që do të merret me shqyrtimin e kundërshtimeve që lidhen me procesin zgjedhor. Po ashtu, pritet miratimi i disa procedurave standarde që lidhen me regjistrimin e subjekteve politike dhe veprimtarinë zgjedhore.

Pjesë e mbledhjes do të jenë edhe çështjet financiare, mes tyre rishikimi i buxhetit të KQZ-së për vitin 2025 dhe raporti i komisionit për tjetërësimin e pasurisë jofinanciare në kuadër të përgatitjeve zgjedhore.

Këshillat për Informim Publik dhe për Personel do të raportojnë mbi ecurinë e punës së tyre, ndërsa mbledhja do të mbyllet me diskutime të ndryshme nga anëtarët e komisionit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button