KQZ decertifikon 9 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur sot të decertifikojë 9 kandidatë për zgjedhjet lokale 2025. Kandidatët vijnë nga subjekte të ndryshme politike: Prishtina në dorën tënde (1), Partia Demokratike e Kosovës (1), Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve (1), Partia Liberale Egjitpiane (2) dhe Alternativa (4).
Vendimi erdhi pas shqyrtimit të ankesave për refuzimin e aplikuesve që kërkonin regjistrimin si votues jashtë Kosovës përmes votimit me postë. Nga 275 kundërshtime të paraqitura, 174 u refuzuan për shkak të mosrespektimit të procedurës, 77 u aprovuan me dokumentacion të plotë, ndërsa 24 shtetas janë rikthyer në Listën Votuese brenda Kosovës.
KQZ gjithashtu ka miratuar procedurën standarde për votimin jashtë vendit, duke përcaktuar se paketat me fletëvotime do t’i dërgohen vetëm personit të regjistruar, i cili duhet të dorëzojë votën në kutitë postare të KQZ-së në shtetet e ndryshme. Detajet e adresave të kutive postare do të publikohen para fillimit të periudhës së votimit me postë.