
Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës, të hënën.
Ajo ka njoftuar se është duke zhvilluar “hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin ‘Mati’, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona”.
Nëpërmjet një komunikate, Prokuroria Speciale ka treguar se janë sekuestruar njëzet njësi banesore me vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, dy lokale afariste me vlerë prej afër 335 mijë eurosh, 17 garazhe me vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, si dhe gjashtë depo me vlerë prej afër 17 mijë eurosh.