Kosova përfshihet nga vala afrikane e të nxehtit gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga e hëna deri të premten vendi do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta.
Sipas IHMK-së, moti do të karakterizohet nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Qytetarëve u bëhet thirrje të qëndrojnë të hidratuar dhe të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00).
Parashikimi i motit për ditët në vijim:
E hënë, 11 gusht: Kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat: 14-18°C minimale, 33-37°C maksimale.
E martë: Diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat: 12-17°C minimale, 31-35°C maksimale.
E mërkurë: Diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat: 14-18°C minimale, 32-36°C maksimale.
E enjte: Kryesisht me diell. Temperaturat: 13-17°C minimale, 31-35°C maksimale.
E premte: Kryesisht me diell, me vranësira të pakta në zonat malore. Temperaturat: 13-17°C minimale, 31-35°C maksimale.
IHMK thekson se vala e të nxehtit do të mbetet prezente gjatë gjithë javës, duke sjellë temperatura tipike të verës afrikane në Kosovë.