Sport

Kosova pa tre yje për duelet e shtatorit, Zhegrova mungon pas transferimit te Juventusi

Kombëtarja e Kosovës do të hyjë e hendikepuar në ndeshjet e shtatorit kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Selektori Franco Foda, në konferencën e sotme për shtyp, konfirmoi mungesën e disa prej lojtarëve kryesorë. Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, njoftoi se Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për këto duele, pas transferimit të tij nga Lille te Juventusi.

Përveç Zhegrovës, Dardanët do të jenë pa Milot Rashicën dhe Florent Hadërgjonajn.

“Do të mundohemi të gjejmë mbulimet adekuate për këto mungesa,” tha trajneri gjerman, duke shtuar se pavarësisht vështirësive, ekipi do të japë maksimumin në fushë.

Kosova do të përballet fillimisht me Zvicrën, përpara se të sfidojë Suedinë në vazhdim të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button