Sport

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, Shqipëria bie dy pozita

FIFA ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve për muajin qershor, duke reflektuar ndryshimet e shkaktuara pas ndeshjeve të zhvilluara muajin e kaluar.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë një përparim historik, duke u ngritur për dy pozita – nga vendi i 97-të në atë të 95-të. Ky progres erdhi si rezultat i dy fitoreve në ndeshjet miqësore kundër Armenisë dhe Ishujve Komore.

Ndërkohë, Shqipëria ka pësuar një rënie në renditje. Kuqezinjtë kanë zbritur nga pozita e 66-të në të 68-ën, pas barazimeve në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.

Renditja e FIFA-s pritet të rifreskohet pas përfundimit të ndeshjeve të radhës në muajt vijues.

Screenshot
Screenshot
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button