Kosova
Kryesore

Kosova largohet nga lista e vendeve në konflikt – Një hap i madh drejt stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hequr Kosovën nga lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (FCS/FCV), duke ndjekur vendimin e ngjashëm të Bankës Botërore, e cila ditë më parë largoi vendin nga kjo listë. Lajmi është bërë i ditur nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), e cila e cilësoi këtë si një njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të vendit.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj FMN-së për këtë njohje të rëndësishme të progresit institucional dhe qëndrueshmërisë makro-financiare të Kosovës,” – thuhet në njoftimin zyrtar të BQK-së.

Përfitimet për Kosovën pas largimit nga lista FCS/FCV:
Përmirësim i perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit;

Rritje e besimit të investitorëve dhe ulje e vlerësimeve për rrezik financiar;

Qasje më e lehtësuar në financim zhvillimor dhe kapital privat;

Komplementim i vlerësimit të parë të kredisë sovrane për Kosovën, duke reflektuar trendin pozitiv në qeverisje dhe ekonomi.

Ky zhvillim, sipas BQK-së, forcon besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe mbështet përpjekjet e institucioneve vendore për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.

Largimi nga kjo listë e rëndë financiare dhe politike shihet si një moment historik për Kosovën, duke hapur rrugë për më shumë mundësi në arenën ndërkombëtare dhe përshpejtimin e reformave ekonomike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button