Kosova
Kryesore

Kosova heq tarifën doganore për mallrat nga SHBA me origjinë preferenciale

Qeveria e Kosovës ka vendosur që mallrat me origjinë preferenciale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të importohen pa pagesë të tarifës doganore. Ky vendim, i cili hyn në fuqi nga 1 gushti 2025 dhe është publikuar në gazetën zyrtare, ka për qëllim lehtësimin e tregtisë dhe përfitime konkrete për bizneset dhe konsumatorët në vend, si dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare me SHBA-në.

Dogana e Kosovës ka sqaruar se mallrat që përfitojnë nga ky trajtim duhet të plotësojnë kriteret e origjinës preferenciale dhe të shoqërohen me:

Certifikatë të vlefshme të origjinës preferenciale të lëshuar nga autoritetet amerikane.

Deklaratë për origjinën në faturë, sipas ligjeve në fuqi të të dyja vendeve.

Të gjitha mallrat e importuara nga SHBA nga data 1 gusht 2025, që plotësojnë kriteret por nuk kanë përfituar trajtimin e lehtë, do të kenë mundësi për rimbursim të detyrimeve doganore, sipas dispozitave në fuqi.

Operatorët ekonomikë që importojnë mallra nga SHBA mund të kontaktojnë Doganën e Kosovës për udhëzime të mëtejshme mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button