Kosova
Kryesore

Kosova drejt anëtarësimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1

Produktet e Kosovës do të pajisen së shpejti me barkoda ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e sistemit global të identifikimit të produkteve. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar GS1.

Sipas njoftimit të OEK-ut, GS1 Kosova pritet të nisë shumë shpejt lëshimin e barkodave ndërkombëtare, gjë që do të mundësojë identifikimin dhe njohjen globale të produkteve vendore.

Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të GS1 Turqisë në këtë proces, që konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Ky zhvillim pritet të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë ashtu edhe për ata jashtë vendit.

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe zonjën Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button