Kosova
Kryesore

Kosova dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik: JETRO planifikon mision biznesor në nëntor

Oda Ekonomike Japoneze në Kosovë, nën udhëheqjen e Kryetarit Bujar Hoxha, priti sot një delegacion të lartë të Japan External Trade Organization (JETRO), ku morën pjesë Yasunari Miyauchi, Drejtor i JETRO Budapest, dhe Tatsuo Kamino, Drejtor i JETRO Vienna, ndër të tjerë.

Gjatë takimit, Kryetari Hoxha prezantoi rolin dhe misionin e Odës Ekonomike Japoneze në Kosovë, duke theksuar avantazhet konkurruese që Kosova ofron për investitorët japonezë dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme ekonomike.

Diskutimet u fokusuan në potencialin e Kosovës për të tërhequr investime japoneze, zhvillimin e partneriteteve tregtare dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, Drejtori i JETRO Budapest, Miyauchi, njoftoi se në nëntor 2025 do të organizohet një mision biznesor në Kosovë në fushat e mjedisit, energjisë dhe infrastrukturës, i cili do të përfshijë një forum ekonomik për takime direkte ndërmjet kompanive japoneze dhe kosovare.

Takimi u mbyll me konfirmimin e vullnetit të përbashkët për të ndërtuar një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, me qëllim rritjen e investimeve japoneze dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës dhe Japonisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button