Sport
Kosova befason Suedinë, UEFA përkujton golin spektakolar të Elvis Rexhbeçajt

Kombëtarja e Kosovës e përfundoi muajin shtator me dy ndeshje, duke regjistruar një fitore dhe një humbje. E pikërisht fitorja ndaj Suedisë ka bërë bujë, pasi rezultati ishte i papritur për shumë tifozë dhe ekspertë.
Pas golit të Vedat Muriqit dhe bashkëveprimit të tij me Albion Rrahmanin që u bë viral, UEFA ka kujtuar sot edhe golin e Elvis Rexhbeçajt. Futbollisti i Hoffenheimit shënoi nga një kundërsulm i shpejtë, duke u shërbyer në mënyrë perfekte nga Dijon Gallapeni dhe duke mposhtur portierin suedez.
“Gol nga kundërsulmi”, shkruan UEFA në përshkrimin e videos së golit, që vazhdon të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.
Kosova, me këtë fitore, tregon se është gati të surprizojë edhe kundërshtarët më të fortë.