KryesoreLajme

Korça në valën e ndryshimit – PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore mbyllin fushatën me mesazhin: Më 11 maj vjen fundi i rilindjes

Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore zhvilloi nën një atmosferë elektrizuese në Korçë mitingun përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit në këtë qark.

Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, në fjalën e tij tha se demokratët jo vetëm korçarë, por në të gjithë vendit kanë përkrahur ndryshimin dhe do të votojnë për largimin e Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rilindjes nga pushteti, ku sipas tij do të vendoset përfundimisht mbarimi i një periudhe të zymtë dhe kriminale.
“Është kënaqësi dhe frymëzim teksa shoh këtë shesh të mbushur plot e përplot me njerëz me shpirt të lirë. Ka qenë nder dhe kënaqësi të takoj me shumicën prej jush. Kam dëgjuar plot shqetësime dhe probleme, por jam mbushur me shpresë dhe optimizëm të jashtëzakonshëm për ndryshim.

Ndryshimi po vjen, po troket dhe është shumë pranë. Do të vijë nga demokratët e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Kemi kaluar 12 vite të vështirë, i kemi përballuar, kemi qëndruar dhe sot ky shesh i mbushur me njerëz të lirë i vret sytë dhe i tmerron Edi Ramën dhe Niko Peleshin”, tha Ivi Kaso.

Më tej, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Korçës vijoi: “Ata premtojnë gjëra për t’i bërë pas 5 vitesh, por ato duhet t’i kishin bërë 5 vite më parë. Ata e gjetën rrugën evropiane të shtruar nga Partia Demokratike, por nuk ditën ta çonin përpara. Në fakt, jo se nuk ditën ta çonin përpara, por nuk deshën. Edi Rama pa patur qëllim të shtrydhë këtë vend për 12 vite dhe i ka çuar njerëzit e thjeshtë në kufijtë e mbijetesës.

Rama s’ka më çfarë t’i ofrojë këtij vendi, asgjë të mirë nuk presim më tani prej tyre.

Më 11 maj ne do të vendosim përfundimisht mbarimin e një periudhe të zymtë dhe kriminale, do të rivendosim piketat për zhvillimin e vendit”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button