Kontroll nga BKH në banesën e Gaz Pajës, përfshihet edhe emri i Erion Veliajt

Një aksion i papritur nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit të njohur Gaz Paja.
Çështja ka marrë përmasa të reja, pasi mësohet se prona në të cilën banonte aktori është blerë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gaz Paja, i cili më herët është prezantuar si investitor strategjik, ngre pikëpyetje mbi lidhjet e tij me figura të rëndësishme politike dhe arsyen e marrjes së këtij statusi.
Lajmi u bë publik nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ndërsa burime pranë hetimit flasin për një çështje që mund të lidhet me përdorimin e banesës nga aktori dhe marrëdhëniet e tij me zyrtarë të lartë.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku Veliaj apo vetë Gaz Paja. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur arsyet zyrtare të kontrollit. Hetimet vijojnë.