Kosova

Kontrabanda me 80 mijë cigare në Mitrovicë, kapen nga Dogana dhe Policia

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë konfiskuar 80 mijë paketa cigare pa banderola, të fshehura në dy autobusë që udhëtonin nga Serbia për në Kosovë.

Sasia e madhe e cigareve u zbulua gjatë kontrollit në Mitrovicë, ku ato ishin fshehur në sistemet e ajrosjes, në një hapësirë të posaçme për mallra të kontrabanduara dhe madje edhe në tualetin e njërit prej autobusëve.

Autoritetet bëjnë me dije se mallrat dyshohet të jenë destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës, duke shkelur ligjet në fuqi.

Rasti i kontrabandës është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button