Lajme

Konflikti për motive pronësie në fshatin Pla: Dy persona plagosur, arrestohet 21-vjeçarja

Në vijim të hetimeve për një konflikt të ndodhur në fshatin Pla, ku dy persona u plagosën për motive pronësie, Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtetasen A. S., 21 vjeçe, banore e fshatit Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, dyshohet se gjatë përplasjes, A. S. ka goditur me mjete të forta shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeç, një çift bashkëshortësh. Shtetasi A. J. ka marrë mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Policia e Kukësit ka dorëzuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Ky është një rast tjetër i tensioneve për arsye pronësie që ka degjeneruar në dhunë, duke nxitur nevojën për ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button