Kosova

Konfiskohet një uniformë e ushtrisë serbe dhe 293 fishekë në një shtëpi në Zubin Potok

Në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok janë gjetur dhe sekuestruar 293 fishekë dhe një uniformë me logo të Ushtrisë së Serbisë.

Lajmi u bë i ditur nga policia, e cila konfirmoi se gjërat e gjetura në vendngjarje, të cilat u zbuluan gjatë një kontrolli, të mërkurën, janë konfiskuar.

Forcat e rendit thanë se hetimet po vazhdojnë nga njësitë relevante për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjetja dhe konfiskimi municioneve dhe uniformave të forcave serbe të sigurisë, duke përfshirë edhe armët, nuk është dukuri e rrallë në veri të Republikës së Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button