Kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis shkatërrimin e materialit zgjedhor të 9 shkurtit, por procesi nis me vonesë për shkak të problemeve teknike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar sot procesin e shkatërrimit të materialit zgjedhor të përdorur në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025, njofton Ekonomia Online.

Procesi i nisjes së shkatërrimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ishte parashikuar të fillonte në orën 10:00, por është vonuar për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve të nevojshme.

Ky veprim bëhet në përputhje me afatet ligjore dhe procedurat zyrtare për ruajtjen dhe më pas asgjësimin e materialit zgjedhor, pasi është përmbyllur plotësisht procesi i shqyrtimit dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button