Kosova

Komandanti i ri i KFOR-it takon Osmanin dhe Kurtin: Konfirmon përkushtimin për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerallejtënant Özkan Ulutaş, ka zhvilluar dje takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në njoftimin e bërë publik sot, KFOR ka theksuar se gjenerallejtënant Ulutaş ka ripërsëritur përkushtimin e palëkundur të misionit për të vazhduar kontributin në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal, “në dobi të të gjitha komuniteteve”.

Sipas KFOR-it, komandanti Ulutaş ka nënvizuar edhe gatishmërinë për të garantuar “koordinim dhe bashkëpunim efektiv me të gjithë akterët përkatës, përfshirë institucionet e Kosovës dhe organizatat e sigurisë së vendit”.

Misioni ka rikujtuar se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij afatgjatë të Kombeve të Bashkuara, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Ky mandat synon të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button