Kosova

Komandanti i KFOR-it: Ndërtimi i urave mbi Ibër jashtë kompetencës sonë, por mbështesim fuqimisht dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër, që planifikohen të ndërtohen paralelisht me urën kryesore, është një çështje jashtë kompetencës së misionit të tyre në Kosovë. Megjithatë, ai theksoi se KFOR-i dhe NATO-ja mbështesin fuqimisht dialogun Kosovë-Serbi, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

“Në këtë projekt infrastrukturor, ndërtimi i këtyre dy urave të reja është jashtë përgjegjësisë së KFOR-it. Por, përsëris se KFOR-i dhe NATO-ja mbështesin dialogun e udhëhequr nga BE-ja, edhe për këtë temë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ishte shumë i qartë për këtë çështje,” tha Barduani.

Ai shtoi se misioni i KFOR-it mbetet ruajtja e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të Mitrovicës, ku forcat e tyre mbajnë një prani të vazhdueshme dhe patrullime të rregullta për të siguruar stabilitetin.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të reagojë shpejt ndaj çdo zhvillimi të sigurisë në zonë, me qëllim mirëqenien e të gjithë banorëve,” përfundoi Barduani.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button