Kosova
Klinë: Gjenden mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Në komunën e Klinës janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998-1999).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, njësitet policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe institucionet e tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat mendohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur.
Mbetjet janë tërhequr nga autoritetet dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtejshme, me qëllim identifikimin e tyre.
Policia ka bërë të ditur se hetimet në lidhje me rastin do të vazhdojnë në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.