
Një tërmet ka rënë në brigjet e Kilit. Tërmeti u regjistrua në orën 8:58 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe epiqendra ndodhej 218.1 kilometra në jug të Puerto Ëilliams, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Një paralajmërim masiv për cunami është lëshuar në Kili pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë duke bërë që autoritetet të nisin evakuimin në zonë.
Tërmeti u regjistrua në orën 8:58 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe epiqendra ndodhej 218.1 kilometra në jug të Puerto Ëilliams, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Marinës Kiliane (SHOA) lëshoi një alarm për cunami, duke kërkuar evakuimin e zonës bregdetare të rajonit Magallanes dhe shpalli gjendje gatishmërie në një zonë të Territorit Antarktik Kilian.
Autoritetet kiliane u kanë bërë thirrje banorëve të evakuohen nga rajoni i Magallanes.
“Ne po bëjmë thirrje për evakuimin e banorve të bregdetit në të gjithë rajonin e Magallanes”, shkroi Presidenti Gabriel Boric në X, duke u bërë thirrje banorëve të ndjekin rekomandimet e autoriteteve.