Kosova

KGJK nis intervistimin e kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës në Rahovec

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka filluar procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës në Gjykatën Themelore të Gjakovës – dega në Rahovec.

Sipas KGJK-së, intervistat zhvillohen në përputhje me parimet e meritokracisë, transparencës, trajtimit të barabartë dhe vlerësimit objektiv.

“Në funksion të garantimit të një procedure të hapur dhe të besueshme, KGJK ka ftuar të gjithë aktorët e interesuar të marrin pjesë në monitorimin e këtij procesi. Megjithatë, në fazën aktuale ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e OSBE-së”, thuhet në njoftimin e Këshillit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button