Kosova
KFOR uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: “Më të fuqishëm së bashku”

Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, që shënohet më 4 korrik. Në një postim zyrtar, KFOR ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në si një nga aleatët kyç në misionin e saj në Kosovë.
“Gëzuar Ditën Kombëtare aleatëve tanë amerikanë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga 33 vendet kontribuuese me trupa në misionin e KFOR-it,” thuhet në urimin e publikuar nga KFOR, i cili mbyllet me sloganin: “#MëTëFuqishëmSëBashku”.
Shtetet e Bashkuara janë ndër kontribuesit më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.