Kosova
Haradinaj uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: “Një mike e pazëvendësueshme për Kosovën”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, që shënohet më 4 korrik.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj e cilësoi SHBA-në si një aleate historike dhe një mike të pazëvendësueshme për shtetin e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën! Happy Independence Day!”, ka shkruar ai.
SHBA-të janë ndër shtetet që kanë luajtur rol kyç në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, duke mbetur një ndër partnerët më të fuqishëm të saj në skenën ndërkombëtare.