Kosova
KFOR-i patrullon në Istog, rritet prania e sigurisë në terren

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Istogut.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë KFOR-i përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku theksohet se patrullimet janë pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë forcimin e sigurisë në rajon.
“Aktivitete të tilla, që zhvillohen rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjitha etnitë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Prania e KFOR-it në terren vlerësohet si një element kyç në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në vend.