Kosova

KFOR-i italian patrullon në Kosovë për të garantuar siguri dhe stabilitet

Ushtarët italianë të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar patrullime dhe operacione vëzhgimi në zonën e tyre të përgjegjësisë në territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i thekson rëndësinë e pranisë së tyre në terren për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

“Prania e patrullave është thelbësore për mbajtjen e një prezence të dukshme, rritjen e ndërgjegjësimit situativ dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet”, thuhet në postim.

Tutje, theksohet se patrullat u mundësojnë ushtarëve që të angazhohen rregullisht me popullsinë lokale dhe autoritetet civile, duke forcuar besimin në KFOR dhe rolin e tij të paanshëm në gjithë rajonin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button