Këtë javë mot i paqëndrueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se këtë javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku priten periudha me diell, por edhe reshje shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
E hënë – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta, të cilat gjatë ditës pritet të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 18°C në mëngjes, ndërsa gjatë ditës nga 25 deri në 27°C.
E martë – Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara do të ketë reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë 12–15°C, kurse ato maksimale 25–30°C.
E mërkurë – Moti kryesisht me diell, me vranësira të pakta rreth zonave malore. Temperaturat minimale do të jenë 10–13°C, ndërsa ato maksimale 29–32°C.
E enjte – Pritet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë 11–15°C, kurse ato maksimale 29–33°C.
E premte – Java do të mbyllet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e pasdites pritet dendësim i vranësirave, duke sjellë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë 13–17°C, ndërsa maksimale 29–33°C.
Instituti apelon qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë periudhave me reshje dhe shkarkime rrufesh, sidomos në zonat malore dhe rurale.