Lajme

Kërkimet për trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri vazhdon në Qafën e Burrelit

Kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, vazhdojnë edhe ditën e sotme, pas tragjedisë që ndodhi më 3 maj. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit,” ku kanë mbërritur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës për të asistuar në operacionin e kërkimit.

Deri tani, janë gjetur disa shenja rrobash që dyshohet të jenë të viktimës, si dhe disa mbetje të mjetit eskavator me të cilin ai po punonte në momentin e aksidentit tragjik. Kërkimet po kryhen me mjete të rënda dhe aparatura speciale që mundësojnë detektimin e trupave nën tokë, ndërsa ushtria ka ofruar mbështetje për të siguruar zonën dhe për të mundësuar një punë më të sigurtë.

Burime të afërta me hetimet kanë bërë të ditur se në zonën ku janë gjetur rrobat, është vendosur një perimetër sigurie, dhe ekipi i kërkimit po punon me kujdes për të hequr dheun dhe për të parë nëse trupi i Ardit Beshirit është aty.

Ngjarja tragjike ndodhi kur, gjatë punës me një eskavator më 3 maj, një masiv mineral u shemb dhe shkaktoi çarjen e një rezervuari uji, duke përmbytur dhe tragjikisht marrë jetën e të riut. Po ashtu, hetimet për shkakun e këtij aksidenti janë ende në vazhdim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button