Kërcënimi me bombë në Kuvend, kryeprokurori i Prishtinës mbërrin në vendin e ngjarjes

Pak para fillimit të seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës është evakuuar pas një kërcënimi për vendosjen e një bombe në ambientet e tij.
Sipas sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, kërcënimi është bërë përmes një telefonate në gjuhën angleze, ku personi ka deklaruar se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta brenda Kuvendit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe kanë evakuuar të gjithë të pranishmit nga objekti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili po ndjek nga afër zhvillimet dhe hetimet lidhur me rastin.
Autoritetet janë duke hetuar burimin e thirrjes dhe natyrën e kërcënimit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë incident fizik.