
Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ditën që në Tiranë u mblodhën të gjithë liderët e Europës. Protestës kundër “vjedhjes” se zgjedhjeve i është bashkuar edhe Belind Këlliçi, një nga besnikët e Berishë , i cili njihet pësoi një humbje të thellë edhe në qarkun e Tiranës që drejtoi, duke zbritur nga 17 mandate në 13 mandate.
Por, ajo çfarë është më qesharakja sot, ishte veshja e Belind Këlliçit në protestë. Duket se Këlliçi mendon se është në luftë dhe është shfaqur në protestën për zgjedhjet i veshur si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Si për ‘rastësi’, ky i fundit ishte sot në Tiranë bashkë me të gjithë liderët e Europës krah Edi Ramës. Në foto, mund të shihni edhe ngjashmërinë e veshjes së Këlliçit me atë të Zelenskyt.
Pas disfatës si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2023, Belind Këlliçi është fajtor i drejtpërdrejtë edhe për humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, në të cilat ai ishte përgjegjës për Tiranën nga Partia Demokratike, ku koalicioni i drejtuar nga PD humbi 10% të votave.