Kosova
Katër të lënduar në aksident mes autobusi dhe veturës në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka njoftuar se nga aksidenti kanë pësuar lëndime katër persona, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Si pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit,” tha Pllana.
Policia ka njoftuar se hetimet për shkakun e aksidentit vazhdojnë.