Kosova

Katër shtetas turq ndalohen në Fushë Kosovë, pas kontrollit të policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë janë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë pasi u janë gjetur marihuanë, 590 euro, 8 telefonë, një automjet, një laptop dhe gjësende tjera.

Ata janë dërguar në mbajtje.

“BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE- Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button