Lajme

Katër persona shoqërohen nga Policia në zonën e Doganës – Një i ri refuzon të hipë në makinë nga gjendja e dehur

Katër persona janë shoqëruar mbrëmjen e së enjtes në Komisariatin nr. 3, pasi ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Si pasojë, familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë.

Aktualisht, të katërt ndodhen në ambientet e Komisariatit nr. 3, ku po japin sqarime për ngjarjen. Policia po vijon verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button