Sport

Karateistët kosovarë rrezikojnë të mos garojnë në Kampionatin Mesdhetar në Spanjë

Situata për karateistët kosovarë në Kampionatin Mesdhetar që mbahet këtë fundjavë në Guadalajara po bëhet shqetësuese. Organizatori i turneut po insiston që sportistët nga Kosova të paraqiten pa simbole shtetërore, një kërkesë e cila është refuzuar nga drejtuesit e delegacionit kosovar.

Burime brenda delegacionit bëjnë të ditur se drejtuesit nuk pranojnë të garojnë në këto kushte, duke krijuar një tension të dukshëm mes organizatorëve dhe përfaqësuesve të Kosovës.

Ky zhvillim prek veçanërisht dhjetëra karateistë kosovarë, shumica e të cilëve kanë udhëtuar me autobusë për më shumë se 40 orë për të marrë pjesë në garë. Pas gjithë këtij sakrifici, ata rrezikojnë të kthehen pa garuar fare nëse kërkesa e organizatorëve nuk ndryshon.

Delegacioni kosovar ka deklaruar se do të qëndrojë i palëkundur mbi parimin e paraqitjes së simboleve shtetërore. Situata pritet të zgjidhet në orët në vazhdim, ndërsa komuniteti sportiv në Kosovë ndjek me shqetësim zhvillimet në Spanjë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button