Lajme

Kapet në aksin Vau i Dejës-Shkodër 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi në Spanjë

Një tjetër operacion i suksesshëm i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 45”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar shtetasin Elton Kola, 28 vjeç, lindur në Shkodër. Ai u kap në aksin rrugor “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një pune të koordinuar dhe shkëmbimi informacioni mes Policisë Shqiptare dhe partnerëve spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it.

Elton Kola kërkohej nga drejtësia spanjolle, pasi Gjykata e Barcelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për akuzat e kultivimit të bimëve narkotike me llamba dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Aktualisht, Interpol Tirana është duke bashkëpunuar me Interpol Madridin për procedurat e mëtejshme të ekstradimit të Kolës drejt Spanjës, ku ai do të përballet me drejtësinë.

Policia e Shtetit thekson se operacionet për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar do të vijojnë pandërprerë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button