Kosova
Kapet me 49 iPhone të fshehur në kamion, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit

Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka vënë në pranga një 53-vjeçar nga Kosova, pasi tentoi të fuste kontrabandë dhjetëra celularë në territorin shqiptar.
Operacioni i koduar “Smartphone” u finalizua pas kontrolleve të imta dhe analizës së riskut nga ana e shërbimeve kufitare. Gjatë kontrollit në kamionin e drejtuar nga shtetasi Sahit Idrizi, 53 vjeç, me banim në Kosovë, policia gjeti të fshehur në kabinë 49 celularë të markës iPhone, për të cilët ai nuk kishte dokumentacion blerjeje.
Përveç celularëve, policia sekuestroi edhe kamionin e tij si dhe dy aparate telefonikë personalë.
Materialet e procedurës i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për hetime të mëtejshme.