Kosova
Kapet 30-vjeçari i kërkuar për vepra të rënda penale në Prishtinë

Njësitë e Policisë së Kryeqytetit kanë arrestuar një 30-vjeçar të kërkuar nga drejtësia për disa vepra penale të rënda.
Policia njofton se bëhet fjalë për R.R.G., mashkull, 30 vjeç, shtetas i Kosovës, ndaj të cilit kishte gjashtë urdhërarreste nga Gjykata dhe tri kërkime policore. Personi dyshohet për veprat penale: tentim vrasje e rëndë, grabitje, kanosje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe lëndim i rëndë trupor.
“Në një operacion të befasishëm, njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt arritën ta arrestojnë të dyshuarin,” tha Policia e Kosovës.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.