Kosova

Kanë arritur 3.6 milionë fletëvotime për Zgjedhjet Lokale në Kosovë

Rreth 3.6 milionë fletëvotime për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit kanë arritur nga Sllovenia në Kosovë pasditen e së enjtes. Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Express zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale janë sjellë në Kosovë. Gjatë javës së ardhshme ato do të shpërndahen fillimisht në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të shpërndahen në Qendrat e Votimit”, tha Elezi.

Në total, janë shtypur 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe po aq për Kuvendet Komunale. Ky numër përfshin të gjitha format e votimit: në vendvotime të rregullta, votim me kusht, për persona me nevoja të veçanta, votim me postë dhe fletëvotime rezervë.

Në këtë sasi përfshihen edhe 44,310 fletëvotime për votimin me postë nga jashtë Kosovës, të cilat janë shtypur në mes të shtatorit, para fillimit të periudhës së votimit për diasporën.

Sipas të dhënave të Listës Votuese, 2,025,105 qytetarë pritet të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, nga të cilat 910 qendra me 2,571 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 54 vendvotime për votimin me kusht.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button